- [email protected]
- +355 68 218 5555
- E Hene-E Shtune: 08:00 - 22:00
“Express Alb 24” SHPK • Formulari shoqërues i dërgesës është një formular i panegociueshëm dhe dërguesi ka dijeni se ky formular është plotësuar nga ai ose nga Express Alb 24 për llogari të tij. Dërguesi deklaron dhe pranon, se është pronar, posedues ose përfaqësues i pronarit apo i poseduesit të objekteve që transportohen, të cilat përshkruhen në faqen e parë. Gjithashtu, ai deklaron se me anën e këtij formulari pranon kushtet e transportit të Express Alb 24. • Dërguesi garanton që: ¬ Çdo zë që cilësohet në faqen e parë përshkruhet saktësisht dhe në përputhje me ligjin. ¬ Në objektin që dërgohet janë shënuar saktësisht pikat e duhura, të dhënat dhe adresa e marrësit. ¬ Objekti që dërgohet është i ambalazhuar në atë mënyrë që të sigurohet dërgimi i sigurte i tij. ¬ Do të paguajë të gjitha shpenzimet e mundshme shtesë, që rezultojnë gjatë dërgimit, kthimit ose magazinimit të objekteve. • Express Alb 24 ka të drejtë, por nuk detyrohet të kontrollojë objektin, të cilin e merr përsipër të dorëzojë. Express Alb 24, gjithashtu, ka të drejtë të mos avancojë në përmbushjen e dërgesës nëse ka shenja të përmbajtjes së ndaluar ose të dhëna të pamjaftueshme të marrësit. • Expres Alb 24 ka të drejtë të mbajë ose të mos dorëzojë mallin që transporton, me qëllim sigurimin e shpenzimeve të transportit (shpenzimet e ngarkimit, etj) deri sa të paguhen. • Express Alb 24kryen dërgesa me debitim të marrësit, në rast mospranimi të dërgesës së shpërblimit nga ana e marrësit, për çfarëdo arsye, apo edhe në rast se dërguesi merr përsipër pagesën ndaj Fenix Post. • Express Alb 24kryen shërbimet e “parapagesës për blerjen e porositur” dhe atë të “pagesës në momentin e dorëzimit” duke marrë porosi dhe në formë jo të shkruar (me telefon ose mjete të tjera komunikimi). Në këto raste porositësi ka të drejtat dhe detyrimet e “dërguesit” të përshkruar në formular. • Bazuar në Nenin 9, përgjegjësia e Express Alb 24 për çfarëdo humbje ose dëmtim të dërgesës (dokumente ose objekte), kufizohet në minimum nga sasitë e mëposhtme: - deri në shumën 3000 Lekë për dokumente dhe deri në shumën 10.000 Lekë për objekte, - në shumën reale të humbjes ose dëmit që paguhet për dokumentet ose objektet e siguruara. • Më dëshirë të dërguesit, kryerja e dërgesave të tij mbulohet me siguracion nëpërmjet shoqërisë së sigurimeve më të cilën bashkëpunon Express Alb 24. Në rast humbje, vjedhje ose shkatërrim të materialit që transportohet, vlera e të cilit e kapërcen shumën prej 10’000 Lekë, pretendimi për zhdëmtim mbi këtë shumë lind vetëm në rast se objekti që transportohet është me vlerë të deklaruar dhe i siguruar për atë vlerë. • Express Alb 24 bën çdo përpjekje dhe ndërmerr çdo veprim për të arritur dorëzimin në përputhje me programin e veprimtarisë së saj. Por, në asnjë rast nuk mban përgjegjësi për vonesën e marrjes, transportimit ose dorëzimit të çdo dërgese apo për çfarëdo humbje, dëmtim, dorëzim të keq apo mos dorëzim që i detyrohet shkaqeve të parashikuara kryesisht: - Për shkak të ngjarjeve të papritura që ndodhin objektivisht jashtë mundësive njerëzore (aksident, kushte të këqija atmosferike, vonesë e mjeteve te transportit etj.) - Për shkak të veprimeve neglizhuese ose udhëzimeve të gabuara të dërguesit ose të marrësit apo personave të tretë që kanë interes nga dërgesa konkrete. - Për shkak të përmbajtjes së dërgesës së cilës mund t’i shkaktohet dëmtim i veçante, ndryshim ose shkatërrim. • Çdo pretendim duhet të ngrihet nga klienti dhe të dorëzohet me shkrim në zyrat e Express Alb 24.
Pesha e objektit==========>Tarifa në lekë 0 – 2000 gr ================> 200L 2001 gr – 3000 gr============> 250L 3001 gr – 4000 gr============> 300L 4001 gr – 5000 gr============> 350L 5001 gr – 6000 gr============> 400L 6001 gr – 7000 gr============> 450L 7001 gr – 8000 gr============> 500L 8001 gr – 9000 gr============> 550L 9001 gr – 10000 gr===========> 600L 10001 gr – 11000 gr===========> 650L 11001 gr – 12000 gr===========> 700L 12001 gr – 13000 gr===========> 750L 13001 gr – 14000 gr===========> 800L 14001 gr – 15000 gr===========> 850L 15001 gr – 16000 gr===========> 900L 16001 gr – 17000 gr===========> 950L 17001 gr – 18000 gr==========> 1000L
Copyright: Express24.al